Shijoje jetën09:00 & 20:00
Përmes “Joyce Meyer Ministries" ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe vetëm në vitin 2007, janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Xhois ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijoje jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën. Audienca e këtij programi arrin 4.5 miliardë njerëz. Përgjatë viteve, Perëndia i ka dhënë Xhoisit mundësi për të ndarë dëshminë e saj dhe mesazhin jetë-ndryshues të Ungjillit. Revista “Time” e ka zgjedhur atë si një nga drejtueset ungjillore më me influencë në Amerikë. Ajo është dëshmi e jashtëzakonshme e punës dinamike dhe shpenguese të Jezus Krishtit. Xhois beson dhe mëson se pavarësisht të kaluarës së një personi, pavarësisht gabimeve të së shkuarës, Perëndia ka një vend për ta dhe mund t’i ndihmojë në rrugën e tyre për ta shijuar jetën çdo ditë. Linku i televizionit http://www.joycemeyer.org/broadcasthome.aspx Linku i radios http://www.joycemeyer.org/BroadcastHome.aspx#Radio Linku për materiale të ndryshme, për shembull: “Si ta studiojmë Biblën?”, “Përgjigje dhe Pyetje”, “Ju mund ta fitoni betejën e mendjes” dhe arkivi i plotë http://www.joycemeyer.org/EverydayAnswers/default.aspx Linku se çfarë po bën shërbesa “Hand of Hope” në botë |
Meditime - 21 shkurtKur fillon mëkati? - “Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakmia e vet.” (Jakobi 1:14) PYETJE: Thjesht, të menduarit e diçkaje, a mund të çojë drejt një mëkati, për shembull, drejt tradhtisë bashkëshortore? (nga Berati) PËRGJIGJE: Personi Read more... |