Çelësi im“Çelësi im” ndalet në temën e suksesit në vendin e punës. A është e mundur t’i shërbejmë Zotit në vendin tonë të punës kur nuk ka praktikisht asnjë lidhje me besimin tonë? Personazhi i sotem, një biznesmen i suksessshëm në Shtetet e Bashkuara mendonte se shërbimi ka lidhje vetëm me misionin. Si mund të jemi në vendin ku talentet tona përdoren më së miri dhe në të njëjtën kohë të jemi duke e nderuar Zotin tonë? “Çelësi im”, një program këshillimi prej 60 minutash, është krijuar për të sjellë përgjigje në mes të problemeve të jetës sonë të përditshme. Materialet e këshillimit jane të punuara nga një nga këshillueset më të njohura në botë June Hunt, që ka një përvojë më shumë se 20 vjecare në fushën e këshillimit biblik. Personazhe të njohur apo të panjohur, me pikëpyetjet, gëzimet, sfidat, të thënat apo edhe të pathënat e tyre para njerëzve, bëhen pjesë e këtij programi me zërin e tyre. “Çelësi im” u jep dëgjuesve mundësinë e këshillimit nga një burim i pasur materialesh, i provuar dhe i themeluar në parimet e Fjalës së Perëndisë, për të gjitha problemet e kohës në të cilën jetojmë. Cilido qoftë problemi, nëse thuhet në pëshpërimë apo me zë të lartë, cilado qoftë e shkuara,sado e vështirë e tashmja, nëse e ardhmja në dukje është e pashpresë, Bibla e ka gjithmonë një përgjigje. Dëgjoni “Çelësi im” Çdo ditë, ora 12:00 |
Meditime - 21 shkurtKur fillon mëkati? - “Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakmia e vet.” (Jakobi 1:14) PYETJE: Thjesht, të menduarit e diçkaje, a mund të çojë drejt një mëkati, për shembull, drejt tradhtisë bashkëshortore? (nga Berati) PËRGJIGJE: Personi Read more... |