7 UP

07:00-10:00

KRASH

10:00 & 17:00

Çelësi im

12:00-13:00

Michael Youssef

14:30 & 21:00

Shijoje jetën

09:00 & 20:00

Të lirë nga prangat

Të shtunë & të diel, 08:00 & 20:00

  • 7 UP

  • KRASH

  • Çelësi im

  • Michael Youssef

  • Shijoje jetën

  • Shtëpia e Perlës

  • Të lirë nga prangat

Shtëpia e Perlës

Shtëpia e Perlës

15:30

“Shtëpia e Perlës”, është një emision për fëmijë nga mosha 8 – 12 vjeç, por mirëpret çdo lloj moshe që dëshiron ta dëgjojë. Çdo herë është e hapur për të ftuar që shumë mirë mund të bëhen dhe prezantues të saj. Rubrikat janë të shumta dhe të ndryshme. Një ndër rubrikat që pëlqehet më shumë është “Diskutojmë së bashku”, ku çdo të hënë diskutohen në studio tema të ndryshme si psh: krenaria, zemërimi, etj. Në thelb të të gjitha temave, në fund del në pah ballafaqimi me mendimet dhe pëlqimet e Perëndisë. Çfarë thotë dhe mendon Perëndia për x temë. Përveç mendimeve në studio, preferohen dhe mendime të miqve duke na shkruar në adresë elektronike, facebook, apo dhe në kutinë postare.

Të hënave janë të ftuar dhe miqtë e vegjël që na tregojnë vjersha dhe përralla. Gjuha e huaj është një nga rubrikat që nuk mungon asnjë ditë që “Shtëpia e Perlës” vjen në mesin tuaj. Nuk mungojnë as historitë biblike, që janë plot inkurajim dhe mësim.
Prezantuesit kryesorë të “Shtëpisë së Perlës” janë Edea, Arbër, Ani dhe personazhi komik Foni (mikrofoni), I cili është I gatshëm për të kapur lapsuset, duke dhënë humor. Herë pas here, Foni vjen me rubrikën e tij “Mikrofoni midis jush”. Është një rubrikë që në bazë të lapsuseve kryesisht të prezantuesve, formon një fabul dhe I gërsheton me njëra-tjetrën në mënyrë komike, që I argëton të gjithë, ata që I dëgjojnë dhe ai që është peshkuar me gabimet dhe lapsuset e veta.

Vjen e mërkura e mbushur me kuriozitete, gazmore dhe duke mos harruar mësimin e ri të gjuhës së huaj dhe historinë biblike. Ndërsa të premten, është përralla dhe rubrika “Flas përmes shkrimit”, ku përfshin poezitë e bëra nga miqtë e emisionit. Çdo rubrikë është e shoqëruar me këngë, që i japin më shumë larmi “Shtëpisë së Perlës”.



Meditime - 21 shkurt

Kur fillon mëkati? - “Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakmia e vet.” (Jakobi 1:14) PYETJE: Thjesht, të menduarit e diçkaje, a mund të çojë drejt një mëkati, për shembull, drejt tradhtisë bashkëshortore? (nga Berati) PËRGJIGJE: Personi Read more...


© 2011 Radio 7. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
FaqeInterneti.Net