7 UP, Zgjohu Pozitiv!Një program i përditshëm me Marjol Dundo & Migena Ramaj. "7-UP", është një program mëngjesi i mbushur me vlera të krishtera, muzikë, informacione, intervista, fakte interesante dhe copëza jete. “7-up” është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj me Radio 7! 8:00 - 20:45 Fjalët e ShpresësA mund ti besojmë Biblës? Jezusi: Mit apo i vërtetë? Çfarë është ungjilli? Çdo ditë nga e hëna në të premte, programi “Fjalët e Shpresës” trajton këto tema e të tjera të ngjashme me to në orën 8:00 dhe 20:45. Këto janë mesazhe praktike e ungjillizimi për jetën e përditshme. Shijoje jetën çdo ditë me Joyce MeyerProgrami i Xhois Majer, “Shijoje jetën çdo ditë” që transmetohet në më shumë se dy të tretat e botës, tashmë vjen edhe në Shqipëri përmes Radio 7. Ne ju ftojmë të dëgjoni këto mesazhe jetë-ndryshuese përmes radios dhe internetit në rehatinë e shtëpisë suaj. 17:00 - 19:00 KrashÇdo ditë nga e hëna në të premte transmetojmë këngët më të reja në muzikën e krishterë bashkëkohore. Në këtë program do të përjetoni energjinë e këngëve të krishtera dhe intervista e mesazhe inkurajimi me artistë të ndryshëm. Mos e humbisni drejtpërdrejt ora 10:00 – 12:00 dhe i ritransmetuar në orën 17:00 - 19:00. Çelësi imËshtë një program këshillimi që trajton tema të ndryshme si dhe intervista e dëshmi nga jeta e personave real. Vjen tek ju të Hënën të Mërkurën dhe të Premten në orën 12:00 & 22:10, si dhe ritransmetohet të Martën, të Enjten dhe të Shtunën në orën 12:00 & 22:10. 21:00 Rruga me Dr. Michael YoussefNjë program që shpall Fjalën e Perëndisë pa kompromis, duke besuar autoritetin absolut të saj. “Rruga”, është një program dy gjuhësh në formatin anglisht-shqip që përcjell mesazhin e Ungjillit nga Dr. Michael Youssef. Ky program transmetohet nga e Hëna në të Shtunë ora 14:30 dhe ritransmetohet në orën 21:00. Shtëpia e PerlësKëndi i fëmijëve në Radio 7. Është një program interaktiv që synon të përcjellë tek fëmijët të vërtetën Biblike përmes burimeve mediatike. Dëgjoni dhe kënaquni të Hënën, të Mërkurën dhe të Premten ora 15:30! Reflektim për PerëndinëNjë kohë përkushtimi e përditshme për fëmijë. Ky meditim transmetohet çdo ditë ora 7:15 & 20:30. Qëllimi i tij është që fëmijët ta nisin ditën me lutje dhe duke medituar mbi Fjalën e Perëndisë dhe ta mbyllin atë në të njëtën mënyrë. 21:30 Përmes BiblësNjë studim varg për varg i Biblës nga Dr. J. Vernon Mc Gee – programi transmetohet në Radio 7 nga e hëna në të Premte në orën 16:30 dhe vjen i ritransmetuar në orën 21:30. 7:30 & 22.00 Kalendari i lutjes i projektit AnaProjekti Ana sjell fjalë inkurajimi dhe fuqizimi në zemrat e grave. Bashkohuni me Nexhmije Muça dhe miliona gra në mbarë botën ndërsa luten për gratë dhe sfidat e tyre të përditshme. Çdo ditë ora 7:30 & 22.00. MeditimNjë kohë e veçantë përkushtimi dhe inkurajimi nga Bibla. Ky meditim është pjesë e programit Fjalët e Shpresës dhe fton dëgjuesit që për 2 minuta të fokusohen në Fjalën dhe premtimet e Perëndisë. E dëgjoni çdo ditë ora 07:00; 08:30; 19:00; ... 06:45 MemCARE RadioNjë program i posaçëm për ata që punojnë me kultura të ndryshme dhe në shtete të huaja. Përmbajtja e tij synon që t’i inkurajojë ata që të jenë vazhdimisht aktiv dhe të përmbushur. Programi transmetohet çdo ditë në orën 6:45. Spotlight – Anglishtja për juPrograme radiofonike që kanë në qendër të vëmendjes mësimin e anglishtes. Ky program përdor një metodë të veçantë anglishteje lehtësisht i kuptueshëm nga dëgjuesit, pavarsisht se ku jetojnë. Programi është i përditshëm, dëgjojeni në Radio 7 ora 15:00. Të lirë nga prangatHistori të vërteta njerëzore transmetohen çdo fundjavë në Radio 7 përmes programit “Të lirë nga prangat”. Radiodrama, “Të lirë nga prangat” është një program që të rrëmben zemrën me historitë sfiduese të jetëve të transformuara. Vjen tek ju të Dielën në orën 08:00 & 20:00 dhe me ritransmetim të Shtunën në të njëjtën orë. 19:00 Prekja e Zotit me Dr. Charles StanleyKy program synon të pajis Kishën me lajmin e mirë të Jezus Krishtit përmes mësimit të Dr. Charles Stanley. Programi vjen tek ju të Shtunën & të Dielën në orën 9:00 dhe me ritransmetim në orën 19:00 8:30 - 15:30 Shpresë për tyNjë program 30 minutësh për gra dhe vajza me këshilla praktike dhe inkurajime per jetën e tyre shpirtërore. Vjen tek ju të Shtunën ora 8:30 & 15:30 dhe me ritransmetim të Dielën në po të njëjtën orë. Shpresë për ty – në gjuhën RomeNjë program 30 minutësh për gra dhe vajza me këshilla praktike dhe inkurajime per jetën e tyre shpirtërore. Ky program është në gjuhën rome dhe transmetohet të Dielën në orën 16:00. E vërteta në provëzNë mendjet e shumë njerëzve, shkenca është sinonim i ateizmit. Për këtë arsye Dr. David Fisher pas vitesh kërkimi u bind se ateizmi shkencor po pengonte shumë njerëz që të pranonin Krishtin. Fisher hartoi një program që flet për çështje shkencore e që përfshin intervista me shkencëtarë besimtarë profesionitë. Ky program sjell një ndryshim në jetën e studentëve dhe të rriturve dhe transmetohet çdo të Premte në orën 14:00 dhe me ritransmetim të Shtunën në po të njëjtën orë. 19:30 Mesazhe ShpresePërreth globit me mesazhin e ungjillit; ky është qëllimi i programit që transmetohet çdo javë, në vende si Kanadaja, Azia, Afrika, apo Lindja e Mesme e që tashmë vjen edhe në gjuhën shqipe përmes Radio 7. Këto mesazhe shprese nga Fjala e Perëndisë vijnë tek ju ditën e Shtunë ora 19:30 dhe i ritransmetuar të Dielën në po të njëjtën orë. 7 në 7Klasifikimi i shtatë këngëve më të transmetuara të javës në Radio 7, vjen tek ju çdo fundjavë në orën 13:00. Një playlist prej 30 minutash ofron këngët më të pëlqyera të dëgjuesve të Radio 7. Subcategories |