07:00 - 7-UP, Zgjohu pozitiv

Një program i përditshëm me Marjol Dundo & Migena Ramaj. "7-UP", është një program mëngjesi i mbushur me vlera të krishtera, muzikë, informacione, intervista, fakte interesante dhe copëza jete. “7-up” është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj me Radio 7!

08:00 - 20:45 Fjalët e Shpresës

A mund ti besojmë Biblës? Jezusi: Mit apo i vërtetë? Çfarë është ungjilli? Çdo ditë nga e hëna në të premte programi Fjalët e Shpresës trajton këto tema e të tjera të ngjashme me to në orën  8 dhe 20:45. Këto janë mesazhe praktike e ungjillizimi për jetën e përditshme.

09:00 Shijoje jetën çdo ditë me Xhois Majer

Programi i Xhois Majer, Shijoje jetën çdo ditë që transmetohet në më shumë se dy të tretat e botës, tashmë vjen edhe në Shqipëri përmes Radio 7. Ne ju ftojmë të dëgjoni këto mesazhe jetë-ndryshuese përmes radios dhe internetit në rehatinë e shtëpisë suaj.

10:00 & 17:00 Krash

Çdo ditë nga e hëna në të premte transmetojmë këngët më të reja në muzikën e krishterë bashkëkohore.  Në këtë program do të përjetoni energjinë e këngëve të krishtera dhe intervista e mesazhe inkurajimi me artistë të ndryshëm. Mos e humbisni drejtpërdrejt ora 10:00 – 12:00 dhe i ritransmetuar në orën 17:00 - 19:00.

12:00 & 22:10 Çelësi im

Është një program këshillimi që trajton tema të ndryshme si dhe intervista e dëshmi nga jeta e personave real. Vjen tek ju të Hënën të Mërkurën dhe të Premten në orën 12:00 & 22:10, si dhe ritransmetohet të Martën, të Enjten dhe të Shtunën në orën 12:00 &  22:10.

14:30 & 21:00 Rruga me Dr. Michael Youssef

Një program që shpall Fjalën e Perëndisë pa kompromis, duke besuar autoritetin absolut të saj.  Rruga, është një program dy gjuhësh në formatin anglisht-shqip që përcjell mesazhin e Ungjillit nga Dr. Michael Youssef. Ky program transmetohet nga e hena në të shtunë ora 14:30 dhe i ritransmetuar në orën 21:00.

 

15:30 Shtëpia e Perlës

“Shtëpia e Perlës”, është një emision për fëmijë nga mosha 8 – 12 vjeç, por mirëpret çdo lloj moshe që dëshiron ta dëgjojë. Çdo herë është e hapur për të ftuar që shumë mirë mund të bëhen dhe prezantues të saj. Rubrikat janë të shumta dhe të ndryshme. Një ndër rubrikat që pëlqehet më shumë është “Diskutojmë së bashku”, ku çdo të hënë diskutohen në studio tema të ndryshme si psh: krenaria, zemërimi, etj. Në thelb të të gjitha temave, në fund del në pah ballafaqimi me mendimet dhe pëlqimet e Perëndisë. Çfarë thotë dhe mendon Perëndia për x temë.
Përveç mendimeve në studio, preferohen dhe mendime të miqve duke na shkruar në adresë elektronike, facebook, apo dhe në kutinë postare.
Të hënave janë të ftuar dhe miqtë e vegjël që na tregojnë vjersha dhe përralla. Gjuha e huaj është një nga rubrikat që nuk mungon asnjë ditë që “Shtëpia e Perlës” vjen në mesin tuaj. Nuk mungojnë as historitë biblike, që janë plot inkurajim dhe mësim.
Prezantuesit kryesorë të “Shtëpisë së Perlës” janë Edea, Arbër, Ani dhe personazhi komik Foni (mikrofoni), I cili është I gatshëm për të kapur lapsuset, duke dhënë humor. Herë pas here, Foni vjen me rubrikën e tij “Mikrofoni midis jush”.
Është një rubrikë që në bazë të lapsuseve kryesisht të prezantuesve, formon një fabul dhe I gërsheton me njëra-tjetrën në mënyrë komike, që I argëton të gjithë, ata që I dëgjojnë dhe ai që është peshkuar me gabimet dhe lapsuset e veta.
Vjen e mërkura e mbushur me kuriozitete, gazmore dhe duke mos harruar mësimin e ri të gjuhës së huaj dhe historinë biblike.
Ndërsa të premten, është përralla dhe rubrika “Flas përmes shkrimit”, ku përfshin poezitë e bëra nga miqtë e emisionit.
Çdo rubrikë është e shoqëruar me këngë, që I japin më shumë larmi “Shtëpisë së Perlës”

16:30 & 21:30 Përmes Biblës

Një studim varg për varg i Biblës nga Dr. J. Vernon Mc Gee – programi transmetohet në radio 7 nga e hëna në të Premte në orën 16:30 dhe vjen i ritransmetuar në orën 21:30.


© 2011 Radio 7. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
FaqeInterneti.Net