Jonida Kumaraku

Jona dhe radio janë miq të pandashëm që prej moshës 13 vjeçare. Atëherë iu kërkua të realizonte një program për fëmijë, skriptet e të cilit i ruan edhe sot me fanatizëm. Kjo ishte një përvojë që i ka vlejtur për shumë projekte të tjera në të cilat do të përfshihej më vonë. Jona është pjesë e stafit të Radio 7 që prej fillimit. Ka patur privilegjin të jetë e para për të prezantuar një program në vitin 2002, atëherë kur teknikët provonin sinjalin nga mali i Dajtit. Përditë në adoleshencën e saj, ajo do të ulej në studio, për të prezantuar disa këngë të cilat Zoti kishte në plan t’i përdorte për të ndryshuar plotësisht jetën e saj e për ta drejtuar atë në një marrëdhënie të fortë e autentike me Krishtin. Ja pse Jona flet me aq shumë pasion për Krash-in dhe muzikën e krishterë. Jona ka përfunduar studimet e larta për Gazetari dhe ndër të tjera drejton departamentin e muzikës dhe programacionit në Radio 7. Gjithmonë e dashuron punën që bën, i pëlqen shumë puna me të rinjtë në radio apo në kishë. Jona ka miq të panumërt që i zbukurojnë ditët dhe i shtojnë lumturinë, por mbi të gjitha një Mik, Krishtin që është më i ngushtë se një vëlla dhe që e gëzon me të vërtetë.


© 2011 Radio 7. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
FaqeInterneti.Net