Migena Ramaj

Migena RamajMegi është pjesë e programit “7 Up, Zgjohu pozitiv”. Ajo ka filluar të punojë për herë të parë në radio, në qytetin ku ka studiuar, në Shkodër.

Momenti më i rëndësishëm i jetës së saj është një mëngjes tetori, kur e ulur në gjunjë, në dhomën e saj në konvikt, me një Bibël në dorë,h jeta e saj do t’i dorëzohej Jezusit. Përveç radios, dashuria e saj është edhe revista “Ilira” dhe të shkruajë. Libri i saj i katërt me poezi është në proces botimi. Në kohën e lirë i pëlqen të ndihmojë në ndonjë mënyrë të mundshme njerëzit në nevojë, sidomos fëmijët nga Shtëpia e fëmijës. Herë pas herë ka pasur rastin të njohë vajza nga Shtëpia e fëmijës dhe thjesht edhe vetëm të kalojë kohë me to, mbetet një dëshirë dhe kënaqësi. Pasioni i saj është që ky komb të shohë në çdo fushë, që ka gjithnjë një model të përsosur për t’i bërë gjërat. Radio është një mjet përmes të cilit ky pasion po realizohet. Përmes programeve sociale, të krishterët mund të shpalosin vlerën dhe bekimin e një jete plotësisht të përmbushur. Kur nuk është në punë, Megi do të jetë patjetër në ndonjë udhëtim, me familjen e saj, në një ndër vendet më të bukura të globit për të , vendlindja e saj, ose në kafe me miqtë e saj, etj, etj.


© 2011 Radio 7. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
FaqeInterneti.Net